Aktuale

Gjuajti me armë në oborr të vëllait, arrestohet

Një person është arrestuar në fshatin Gllanasellë të Gllogocit, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vëllain e vet rreth një shfrytëzimi të një prone ka shtënë me armë zjarri në oborrin e tij.

Rasti është lajmëruar në Polici nga vëllai i të dyshuarit. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetë dhe konfiskuar një armë të gjuetisë të kalibrit 12 mm dhe katër fishekë të kalibrit të njëjtë.

Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/