Aktuale

Gjuajtje me armë zjarri në lokalin ku Hashim Thaçi piu kafe

Lokali ku ka pirë kafe dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në veri të Kosovës, mbrëmë pas mesnatës është sulmuar me armë zjarri.

Lokali ndodhet në fshatin Banjë, afër vendkalimit kufitar në Bërnjak. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Pronari i lokalit është Goran Drazheviq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Besim Hoti, e ka konfirmuar lajmin.

Ai ka thënë se rasti është hapur në mëngjes dhe policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po punon në gjetjen e të dyshuarve./GazetaExpress

the authorE B