Arsim & Kulturë

Gjuha – Kush i foli fjalët e para?

Gjuha është një pjesë e fuqishme e teknologjisë sociale. Ajo i përcjell mendimet tuaja si “shtëllunga” të koduara ajri apo dhjetëra simbolesh, që duhet të çkodohen nga dikush tjetër. Ajo mund të lëvizë informacionin nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, të formalizojë ide, të nxisë veprime, të bindë, të miklojë dhe të gënjejë.

Sot, ekzistojnë 7102 kode të tillë që flisen përreth botës. Të gjithë shoqëritë njerëzore kanë gjuhë, dhe asnjë gjuhë nuk është “më e mirë” se të tjerat: të gjitha mund të komunikojnë tërësisht eksperiencën njerëzore. Për ata që studiojnë evolucionin njerëzor, ky universalitet i pabesueshëm tregon se specia jonë ka patur gjuhë, qysh kur Homo sapiens-ët u shfaqën në Afrikë, 200 deri 160 mijë vjet më parë. Një origjinë më e vonë nuk mund të shpjegojë se si, grupe që qëndruan në Afrikë pas Homo sapiens-ëve, migruan në pjesën tjetër të botës 60 mijë vjet më parë, kanë gjithashtu një gjuhë.

Nëse Homo sapiens-ët kanë patur gjithmonë një gjuhë, a mund ta kenë patur edhe specie të tjera njerëzore të zhdukura? Disa besojnë se edhe Neandertalët kanë patur – gjë që lë të kuptohet se e kemi trashëguar nga paraardhësi ynë i përbashkët 500 mijë vjet më parë. Kjo teori shkon në një linjë me zbulimin se FOXP2, një gjen që është thelbësor për të folurin, është identik në dy pozicione kyçë tek njerëzit dhe Neandertalët, por i ndryshëm tek shimpanzetë. Por një gjen i vetëm nuk mjafton për të shpjeguar gjuhën. Dhe provat më të fundit gjenetike tregojnë se truri i Neandertalit e ka rregulluar ndryshe versionin e tij të FOXP2.

Për më tepër, gjuha është në thelb simbolike – tingujt janë për fjalë që janë për objekte dhe veprime reale. Por ka prova shumë të rralla që Neandertalët të kenë patur art apo sjellje të tjera simbolike. Në krahasim me ta, qeniet njerëzore që jetuan në të njëjtën kohë në Europën Perëndimore pikturuan murale të bukura, bënë instrumenta muzikore dhe kishin një shumëllojshmëri mjetesh dhe armësh.

Sugjerimet që gjuha u zhvillua edhe më herët – për shembull me Homo Erectus – janë thjeshtë spekulime. Më shumë gjasa ka që, të paktën sipas provave aktuale, aftësia jonë për t’i folur njëri-tjetrit është me të vërtetë unike./bota.al

Mark Pagel, profesor i biologjisë evolucionare në Universitetin e Reading, Mbretëria e Bashkuar