Aktuale

Gjuriq: Ja çka mund të na ndodhë nëse e bllokojmë dialogun me Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

Në lidhje me këtë ai ka thënë se diplomatë të huaj në Prishtinë ditëve të fundit me skepticizëm kanë biseduar për mundësinë e vazhdimit të një dialogu produktiv, transmeton lajmi.net.

“ Unë jam i frikësuar pasi nuk është koha e duhur dhe bllokimi i dialogut të qon në një konflikt të ngrirë. Procedurat e krijimit të qeverisë në Kosovë janë bllokuar ndërsa komuniteti ndërkombëtar nuk po e mundëson zhbllokimin e proceseve”, është shprehur Gjuriq.

Sa i takon deklaratave të ambasadorëve të vendeve perëndimore në Kosovë të cilët kanë dhënë kritika publike për moskrijimin e qeverisë, Gjuriq ka theksuar se është e vështir të imagjinohej një situatë ku ‘institucionet e Prishtinës e kanë refuzuar një kërkesë të qartë të Quintit’.

the authorE B