Rajon & Botë

Gjykata gjermane hedh poshtë akuzën kundër Hubert Cafke

Një gjykatë gjermane ka hedhur poshtë padinë kundër Hubert Cafke, i cili ka qenë bashkëpjesëmarrës në vrasjen masive në kampin e Aushvicit, për shkak se vuan nga dementia, duke përmbyllur kështu njëri nga proceset më të mëdha të fundit kundër kriminelëve nazistë.

Hubert Cafke (96), i cili gjendet në karrocë invalidore, akuzohej se ka marrë pjesë në vrasjen e 3.681 të burgosurve në Poloni.