Aktuale

Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për faktin se nëse i pandehuri do të gjendej në liri i njëjti mund të ik, të fshihet me qëllim të shmangies nga procedura penale, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, mund të ndikojë në dëshmitarë dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njejtë apo të ngjashme penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

K.Veseli, 11 vjeçar u gjet i vdekur javën e kaluar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se para të jetë vrarë është dhunuar nga i dyshuari i moshës 20 vjeçare.

Lidhur me këtë rast, pak më parë ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli