Aktuale

Gjykata refuzon paraburgimin edhe për Mijallkovin dhe Gruevskin

Këshilli Penal, në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka refuzuar kërkesa për parashtrim të masës së paraburgimit të të akuzuarve në rastin “Target” dhe “Titanik” dhe për të njëjtët është vendosur për masë kujdesi, paraqitje e tyre në gjykatë çdo të hëne dhe konfiskimin e pasaportave.

Gjithashtu, siç njoftojnë nga kjo gjykatë, për të akuzuarit S.M., G.G., N.N., N.B. dhe E. XH., është vendosur masë kujdesi dhe marrje e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të reja.

Ndërkaq për të akuzuarin me iniciale T.J., detyrim që çdo të hëne të paraqitet te personi i autorizuar.

Krahas refuzimit të parashtrimit të masës së paraburgimit, për të lartpërmendurit nuk është caktuar as masë e kujdesit.

Masë e kujdesit është caktuar vetëm për njërën nga të punësuarit e administratës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.