Rajon & Botë

Gjykata spanjolle e kërkon Carles Puigdemont

Gjykata e Lartë në Spanjë e ka ftuar në gjykim udhëheqësin e larguar të Katalonisë, Carles Puidgemont së bashku me 13 anëtarë të tjerë të qeverisë së tij të përjashtuar, në fund të kësaj jave.

Gjithashtu u ka dhënë atyre tre ditë për të paguar një depozitë prej 6.2 milionë euro për të mbuluar detyrimet potenciale.

Kjo ftesë vjen pasi që Prokurori i Shtetit në Spanjë ditën e hënë ka thënë që do të ngritë aktakuzë për rebelim ndaj Puigdemont.

Ky i fundit aktualisht gjendet në Belgjikë me disa ish ministra, ndërsa ka thënë që nuk do të kërkoj azil në këtë vend.

Gjithë kriza filloi më 1 tetor kur u mbajt referendumi në Kataloni për shkëputje nga Spanja, të cilin qeveria qendrore e cilësoi ilegal.

Puigdemont ka shpallur pavarësinë e Katalonise javën e kaluar, veprim pas të cilit Spanja ka marrë kontrollin direkt të këtij regjioni.

the authorE B