Gjykimi i Mlladiçit risjell duhmën e genocidit në Bosnje

Shkruan: Nic Robertson

Këtë vit, do të bëhen 25 vite pasi mësuam se çfarë ndjenje të sjell genocide.

Ashtu si kurrë më parë, ajo solli një sulm ndaj shqisave të mia.

Komandanti ushtarak përgjegjës, Ratko Mlladiç, javën e ardhshme do të mësojë më në fund se çfarë fati e pret. Ka kaluar shumë kohë që nuk është parë drejtësia të vihet në vend.

Ishte një ditë e ftohtë në dhjetor të vitit 1992, fillimi i luftës trevjeçare në Bosnje dhe Hercegovinë. Vendi ishte Srebrenica, fshat në afërsi të kufirit me Serbinë.

Kriminelët serbë kontrolluan rrugët dhe malin rreth fshatit. Ata e kishin rrethuar atë sikurse në kohët mesjetare.

Ata lanë gazetarë dhe punonjës të ndihmës duke pritur me javë, të parkuar në anë të rrugës pranë fushave gjysmë të korrura. Pastaj, pasdite vonë, më në fund na lanë, së bashku me një pjesë të vogël të paqeruajtsve të OKB-së të hynin aty. Bashkë me ne lejuan edhe disa kamionë me ndihma të pavlera.

Ajo që më ishte ngulitur në mendje disa orë brenda Srebrenicës ishte aroma. Në thelb e lidh atë me të ligën. Edhe kur shkruaj e ndjej atë duhmë.

Srebrenica ishte një vend i mëshirshëm, një fshat i gjatë që pikëllonte dhe që gjendej në një luginë fort të ngushtë. Nën rrethim, ajo u shkëput dhe u pre nga bota e jashtme.

Koha nuk është se ka punuar shumë për të fshirë nga kujtesa këto kujtime. Biblokteka e kthyer në një qendër mjekësore, fashat e tejmbushura me gjak dhe një aromë frike ushqenin boshllëkun e urisë. Tani edhe fjalët ngjajnë bosh.

Përderisa errësohej, te banoret thellohej frika. Mediat, punonjësit e ndihmave dhe paqeruajtësit e OKB-së po largoheshin, dhe bashkë me ne, një totem i hollë shqetësimi ndërkombëtar po rrëshqiste nga zotërimi i tyre.

Brenda muajve të vizitës sonë, do të krijohet një tribunal ad hoc i OKB-së: ICTY, apo Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë. Qëllimi i tyre ishte përfundimi i luftës, përhapja e pajtimit dhe sjellja para drejtësisë për kriminelët e luftës.

Në fund të fundit do të padisnin 161 persona, do të thërrasin 5 mijë dëshmitarë, do të mbajnë seanca për 11 mijë ditë dhe do të prodhonte rreth 2 milion faqe të dokumenta. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme sa të frenonte masakrën dhe të shpëtonte popullin e Srebrenicës.

Ata do të duronin tre dimra të acartë dhe dy vera shumë të nxehta gjatë rrethimit të pamëshirshëm dhe granatimeve të ushtrisë serbe nën urdhrat e Mlladiç, të cilët më pas do të vrisnin 7 mijë burra dhe djem myslimanë, duke përfshirë shumë edhe nga që i kishim takuar.

Që pas Luftës së Dytë Botërore, në Srebrenicë ndodhi masakra më e madhe ndaj të pafajshmëve në Europë. Ishte maja më e përgjithshme e një akullnaje të shëmtuar të masakrës në vazhdimësi, që zgjati më shumë se 3 vjet.

Përderisa Jugosllavia, pas Luftës së Parë Botërore, u nda, popullsia boshnjake, serbe dhe kroate, e ndarë në baza etnike dhe fetare, u bllokua një një valë dhunë, ku do të mbeteshin të vrarë më shumë se 100 mijë civilë të pafajshëm.

Kur gjykata të jap vendimin përfundimtar Mlladiç gjatë javës së ardhshme, gjithashtu do të sinjalizohet edhe mbyllja e saj. Edhe pse kishte një mbështetje të madhe në vitet e fundit, duke e zgjeruar ekzistencën e saj, ajo pritej që të mbyllej disa vite më parë.

Në periudhën e saj 24-vjeçare, kjo gjykatë ka dënuar 83 persona dhe ishte gjykata e parë që paditi presidentin e një shteti: Sllobodan Millosheviç.

Për pjesën më të madhe, ajo ka arritur atë që parashikonte dhe të sjellë kriminelët e luftës, të akuzuarit e tyre dhe sponsorët para drejtësisë. Por nuk është se ka vepruar shpejt.

Partneri politik i Mlladiç në krim, Radovan Karaxhiç, u shpall fajtor vitin e kaluar dhe u dënua me 40 vite burg.

U deshën tetë vite për ta dënuar atë. Ashtu si Mlladiç, Karaxhiç ishte fshehur në Serbi.

Karaxhiç u kap në korrik të vitit 2008, përderisa ishte maskuar si mjek popullor. Kapja e Mlladiç zgjati edhe më shumë, duke u fshehur në shtëpinë e kushëririt në një fshat afër Beogradit derisa ai u kap në maj 2011.

Shumica e njerëzve në fshat e dinin saktësisht se kush ishte ai. Pyetja është se pse ata nuk e dorëzuan atë më parë.

Në Bosnjë, që nga përfundimi i luftës është rritur një brez, duke pritur dhe duke kërkuar që gjykata të jap drejtësi.

Pavarësisht nga pikëmapjet e ndryshme, gjykata ka prodhuar një llogaritar të verifikueshëm dhe të plotë të luftës mbi atë se kush ishte përgjegjës. Për gjeneratat që do të vijnë, një gjë e padiskutueshme, nëse ata do të zgjdhin t’i besojnë ose jo.

Mlladiç, një ish komandant i ushtrisë jugosllave dhe nacionalist serb i vrullshëm, asnjëherë nuk ka shprehur pendim për krimet e bëra. Ai madje refuzoi që të pranonte fajin.

E pashë kur arriti në oborrin e gjykatës. Deri atëherë, disa nga figurat më të vogla të luftës ishin gjykuar, dënuar, kishin mbaruar dënimin dhe ishin liruar.

Pas murit të xhamit, Mlladiç vështroi gratë e plakura që kishin mbetur të veja, pasi burrat ishin vrarë nga dora e tij. Ai kishte plaçkitur tashmë gjithçka që ata kishin: shtëpitë, burrat, djemtë dhe për disa edhe shëndetin e tyre. Megjithatë, duke e shikuar botën, ai u përpoq që t’ua rrëmbejë edhe dinjitetin e tyre të mbetur.

Nëpër Europë, gjykimi i kriminelëve të luftës në Hagë kishte marrë jetonë. Ata që po gjykohen në Hagë janë pararëndësit e disa udhëheqësve nacionalistë.

Bosnja u dha jetohnë të ligave të nacionalizmit europian.

Në një botë idelae, kriminelët e luftës në Bosnje do të kishin nxjerrë ideologjitë e tyre të liga për tmerret që ata kanë pjellur. Ata do të ishin kapur, në vend që të jepeshin hapësirë që të rrisnin imazhin e tyre naciolanist te të tjerët, të krijonin ndarje të reja, përderisa realiteti i tmerrit në Srebrenicë “po zbehej”.

Ndërkohë, Bashar al-Assad, një vrasës edhe më i madh në Siri, duket se ka frikë nga drejtësia ndërkombëtare. Të njejtat llogaritje i ka bërë edhe al-Baghdadi, lideri i ISIS.

E tërë kjo ngjan me koalicionin tonë të ngushtë universal për ngrohjen globale, e cila na tregon për gjendjen e konsumit dhe të shkatërrimit, prandaj ne duhet të rreshtohemi pas njerëzve me vullnet të mirë, jo vetëm të kujdestarëve të planetit, por edhe të njerëzimit.

Nëse duam të dënojmë kriminelët e luftës, gjë që duhet bërë, procesi duhet të jetë i guximshëm dhe i madh. Çështja është që të gjithë duhet të dijmë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh.

Burimi: CNN

Përktheu dhe përshtati: arbresh.info