Aktuale

Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, konkretisht tek shkolla ekonomike

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 08:00 kemi marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, në aksident janë të përfshire një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë më tej Ahmeti.