ShowBiz

Gold AG e surprizon çiftin në dasmën e tyre (Video)

Jemi mësuar ta shohim nëpër koncerte të ndryshme, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, shkruan Gazeta Blic.

Reperi nga Kosova, Arjan Agushi  që e njohim si Gold AG siç duket i ka hyrë punës së tij edhe më thellë, tash po këndon edhe në dasma.

Të paktën këtë e kemi parë në një video teksa ka hyrë befasishëm në një dasmë në Bujanoc. Ai është pritur me duartrokitje nga dasmorët, teksa ka kënduar këngën e tij “Komandant”, shkruan Gazeta Blic.

Video e cila është publikuar në rrjetin social “YouTube” ka filluar të bujë bujë me të madhe.

Kënga e fundit e publikuar nga Gold AG është në bashkëpunim me këngëtarin Meda, këngë kjo që ka arritur të kap mbi një milion shikime. / © GazetaBlic.com /