ShowBiz

Gold Ag: “Sonte nata e shejtanit”

Meqenëse sonte është nata e “Halloweenit” kur shumë fëmijë e të rritur maskohen për të festuar në mbrëmje, dikush është kundër saj, njofton Klan Kosova.

Këngëtari Arian Agushi që publiku e njeh si Gold Ag, ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të treguar se kategorikisht është kundër kësaj feste.

Ai këtë natë e quan “Nata e shejtanit”.

Ja postimi i plotë i tij:

“Nata e shejtanit

Ti sonte ndryshon bëhesh dreq ose shejtan
Po kush do t’respektonte nëse ashtu do të ishe taman
Ti o prind që lejon fëmiun të ngjyroset si ma rënd
Nëse i till do të lindte a do ta mallkoje Zotin tënd
Vlla e motër pasha Zotin me kto fjal spo du me t’prek
Kur jep shpirt as ti se din pra paramendo ashtu si je sonte me vdek !!!”.