Rajon & Botë

Google e njeh si idiot Trumpin, mund ta provoni me një klikim

Pavarësisht deklaratës së Donald Trump-it se ai ka një “inteligjencë të lartë”, përdoruesit e internetit kanë zbuluar se fotoja e parë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara shfaqet e para nëse ju kërkoni në Google fjalën “idiot”.

Ky zbulim doli menjëherë pas një fushate të mediave sociale për të promovuar këngët e vitit 2004 “Idioti amerikan” që ka pushtuar listat muzikore të Mbretërisë së Bashkuar para vizitës së Trump në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi “DailyMail”.

Nëse i sillemi rrotull internetit del se shumica e shohin Trumpin si jo-stabil në aspektin mendor dhe kjo shumë lehtë mund të vërtetohet nëse ju klikoni fjalën “Idiot” në Google, dhe fotoja e parë do të dalë e Trumpit.

Të famshmit e tjerë që shfaqen në të njëjtin opsion me Trump janë edhe Kanye West, Roy Keane, Rodrigo Duterte, James Woods, Kathy Griffith, Jeremy Corbyn dhe Rand Paul.