Aktuale

Grabitet në aeroport makina e blinduar me para, dyshohet për të vrarë

Një tjetër vjedhje ka ndodhur në zonën e Rinasit në Tiranë, një ngjarje e cila përsërit historinë e vjedhjeve të armatosura.

Disa grabitës ende të paidentifikuar kanë grabitur një makinë të blinduar që po transportonte para. Gjatë vjedhjes ka patur të shtëna me armë dhe dyshohet se një person ka mbetur i vdekur. Mbetet ende për t’u konfirmuar ky detaj i rëndë.

Ende nuk dihet sesa është shuma e vjedhur e parave që makina transportonte drejt aeroportit të Rinasit.

Mësohet paraprakisht se grabitësisht ishin të veshur ushtarakë dhe në makinën e tyre kishte një logo të “hetimit tatimor”. Vetë makina me të cilin udhëtonin grabitësit ka qenë pa targa.

Kjo nuk është hera e parë që një grabitje e këtij niveli ndodh në mes të ditës në një prej zonave më të kontrolluara nga policia. Dy grabitjet e fundit të ndodhura kanë qenë njëra në rrugën drejt Rinasit dhe tjetra fare pranë pistës së aeroportit./FaktePlus