Aktuale

Grabitje nën kërcënim të armës

Policia në Vushtrri ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti duke shtënë me armë zjarri në ajër dhe nën kërcënim të thikës i ka grabitur një telefon ankuesit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në shëtitoren “Enver Zymberi”, ndërsa Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie, një thikë dhe telefoni i ankuesit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/