ShowBiz

Graniti feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin më të bukur

Granit Xhaka sot feston ditëlindjen.

Futbollisti Granit Xhaka sot feston ditëlindjen, me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga familjarët, miqtë e kolegët, shkruan lajmi.net.

Urimin më të bukur, ai e mori nga bashkëshortja e tij, Leonita, e cila zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar atë.

Ajo postoi disa fotografi të tij, e përmes tyre ia uroi më të mirat partnerit.

“Urime ditëlindjen për personin më të kujdesshëm, sinqertë dhe modest në mbarë botën. Faleminderit që më bën më të lumturën dhe që më bën të qeshem çdo ditë. Falënderoj Zotin për ty çdo ditë. Të Duam përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Graniti dhe Leonita presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/