Kuriozitete

Gratë duhet të hanë çdo ditë qepë dhe hudhër, këto janë arsyet se pse

Garlic.

Të hani qepë dhe hudhër të pa gatuar çdo ditë mund të zhduk rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë.

Shkencëtarët kanë analizuar shprehitë e ushqyerjes tek gratë, ku numri i kësaj sëmundje është rritur jashtëzakonisht shumë në dekadat e fundit.

Ata përmes kësaj analizë kanë gjetur se, ato gra të cilat të paktën një herë në ditë në ushqimin e tyre ka pasur qepë dhe hudhër, kanë pasur gjasa më të vogla të kancerit të gjiri, më konkretisht 67%, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, sipas shkencëtarëve këto dy perime duhet të hahen të gjalla dhe pa i përzier në ushqime të tjera, kjo sepse sipas tyre efekti nuk është i njëjtë, apo ndoshta edhe nuk ka fare efekt.

Të hani qepë dhe hudhër, mund të jetë çelësi, këtë e tregojnë edhe studimet e më hershme, se antioksidantët që gjenden në këto dy perime, ndihmojnë në ‘vrasjen’ e qelizave kancerogjene. Po ashtu, këto studimet kanë treguar se ngrënia e qepës dhe hudhrës të gjallë nuk e zhduk vetëm rrezikun e kancerit të gjirit, por gjithashtu kancerin në stomak, prostatë dhe mushkëri. /Lajmi.net/