ShowBiz

Gresa Behluli nis pushimet me bashkëshortin

Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi kanë nisur pushimet.

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli dhe tashmë bashkëshorti i saj, zyrtari i lartë i klubit të basketbollit të Z Mobile Prishtina, Lulzim Ibrahimi, kanë zgjedhur që përkundër angazhimeve me punë t’i kalojnë disa ditë pushimi së bashku, shkruan lajmi.net.

Ishte Gresa ajo e cila i ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram dhe duket shumë e lumtur e me stil.

Ndërkohë më pas e ka publikuar edhe një foto të bashkëshorti të saj pranë të cilës e ka vendosur një zemër./Lajmi.net/