ShowBiz

Gresa Behluli po bëhet nuse

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli po i jep fund beqarisë.
Edhe pse është më e rezervuar sa i përket jetës private, Gresa edhe pak ditë pritet të martohet, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj, Instagram ka hedhur një fotografi ku shfaq fustanin e nusërisë dhe ky ’emoji’ e dëshmon se po bëhet nuse.

Gresa ka kohë që është në lidhje me djalin që ia vodhi zemrën ndonëse nuk e ekspozon para mediave rozë.

Ndryshe, Behluli është duke punuar në projekte të reja që do t’i sjell gjatë muajit në vazhdim. /Lajmi.net/