ShowBiz

Gruaja e Kobe Bryant në gjendje të rëndë psikologjike

Aksidenti tragjik ku humbi jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, ka copëtuar zemrën e bashkëshortes, Vanessa Laine Bryant

Por në helikopterin që u rrëzua në kodrën e Calabasas në Kaliforni ndodheshin edhe 7 persona të tjerë përfshirë bashkëmoshatarët adoleshentë të Gianna-s, prindërit, trajnerët dhe një pilot, asnjë i mbijetuar.

Sipas asaj që shkruan “Hollywoodlife”, bashkëshortja e Bryant, Vanessa është shkatërruar kur ka mësuar lajmin e kobshëm, duke humbur totalisht kontrollin.

Mjekët raportohet se po kujdesen për Vanessa-n e cila pësoi një shok të vërtetë.

“Zemra e saj u nda në miliona copa”, shkruhet në artikullin e publikuar nga “Hollywoodlife”.

Kujtojmë që Kobe dhe Vanesa u martuan në vitin 2001. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN