Sport

Guardiola godet keq Barcelonën

Pep Guardiola nuk është i lumtur që Barcelona vendosi të luante kundër Las Palmas

Skuadra e Barcelonës gjatë ditës së sotme mori dy vendime të kundërta, nëse do të zhvillohej apo jo ndeshja ndaj Las Palmas në kuadër të La Ligas.

Fillimisht u vendos që ndeshja të shtyhej, por kur La Liga nuk ia aprovoi, atëherë ata vendosën të luajnë me dyer të mbyllura, ku edhe fituan 3:0.

Kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit katalonas, Pep Guardiola, i cili tha se ai nuk do të kishte luajtur këtë ndeshje.

“Unë nuk do të kisha luajtur sot dhe nëse do të luaja, atëherë do ta bëja me tifozët. Por, kishte më shumë se 600 njerëz të lënduar në shkollat e tyre, u mbyllen stacione, faqe dhe gjithçka tjetër”, tha fillimisht Guardiola.

Ai po ashtu tha se nuk e di nëse populli i Katalonisë e dëshiron pavarësinë, pasi disa janë gati të marrin këtë hap, e disa të tjerë besojnë se kjo është çmenduri. /Express/