Sport

Guardiola: Kur fitoj jam gjeni, kur humbi jo edhe aq i mirë

Pep Guardiola e mbrojti vendimin për t’i lënë në stol Kevin De Bruynen dhe Sergio Agueron në humbjen e Manchester Cityt 3-2 ndaj Crystal Palace të shtunën në Premierligë.

Si pasojë, kampioni në fuqi tani ngel edhe më prapa liderit, Liverpooli, që të premten fitoi 2-0 ndaj Wolves, transmeton Gazeta Express.

De Bruyne erdhi nga stoli dhe shënoi një gol të rastit në minutën e 85-të, por dëmi i madh tashmë ishte bërë. Edhe pse Ilkay Gundogan e shënoi goli hapës në fillim të këtij takimi, dy gola të shpejtë të Jeffery Schlupp dhe Andros Townsend e përmbysen Cityn, para se Luka Milijovevic t’i jepte goditjen e fundit nga penalltia.

Kjo nënkupton se City tani mbetet katër pikë mbrapa Liverpoolit.