Sport

Guardiola ofron 200 milionë euro për Busquetsin

Guardiola e do te Manvhester City Busquetsin.

200 milionë euro – kaq ka bërë gati Manchester City për mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets, raporton Don Balon, transmeton Gazeta Express.

Pep Guardiola insiston për spanjollin, të cilin e njeh shumë mirë nga koha te Barcelona nën urdhëratë e të cilit, 29 vjeçari bëri debutimin me ekipin e parë.

Humbja 3-0 në Champions ka shtyrë Guardiolën të mendojë për super blerje, i cili beson se Man City do të ishte një tjetër skuadër me Busquets në mesfushë, që do të zinte vendin e Fernandinhos dhe do të rreshtohej përkrah David Silvas e De Bruyne, si dhe Gundogan. /Gazeta Express/