ShowBiz

Gwyneth Paltrow festoi ditëlindjen e 13-të të vajzës bukuroshe (Foto)

Një yll ndërkombëtar festoi dje ditëlindjen e 13-të të vajzës me një postim të rrallë në rrjetet sociale, por a e gjeni dot se kush është?

Gwyneth Paltrow, 44 vjeçe, ka postuar në Instagram një foto të vajzës së saj Apple, duke e uruar për ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen e 13-të ti njeri i mrekullueshëm. Ti ndriçon çdo dhomë, zemrën time, botën. Ti. Je. Gjithçka. Të dua”, shkruan Paltrow.

Fotoja e rrallë e Apple tregon adoleshenten bukuroshe e cila ka mjaft ngjashmëri me të ëmën. Apple ka festuar ditën e Nënës dhe ditëlindjen e saj njëkohësisht, bashkë me ishin e Gwyneth, Chris Martin, i cili iu bashkua familjes për një ditë të bukur në Muzeun e Akullores.

Së bashku me djalin e tyre 11-vjeçar, Moses, çifti u bashkua për të bërë të ditur “ndarjen me vetëdije”, pas 11 vitesh martesë, më 2014.

the authorE B