Rajon & Botë

Gylen thotë se nuk është prapa grusht shtetit

Disidenti Fethullah Gylen, të cilin presidenti i Turqisë Recep Tayp Erdogan ka thënë se qëndron prapa grusht shtetit, e ka mohuar një gjë të tillë.

Organizata që ai e drejton është deklaruar kundër grusht shtetit dhe kundër përfshirjes së ushtrisë në politikat e Turqisë.

“Fethullah Gylen dhe organizata e tij ka thënë se është angazhuar për paqe, dhe dënojmë përfshirjen e Turqisë në politikën e Turqisë”, është thënë në reagimin e organizatës së Gylenit.

Në anën tjetër edhe kryeministri turk Binali Yildirim ka thënë se situata në Turqi është nën kontroll dhe ka shtuar se grusht shteti ishte akt i rebelëve që përkrahin Fethullah Gulenin.