Sport

Hajvalia mëson grupin në UEFA Ligë të Kampionëve

Hajvalia ka mësuar grupin për ndeshjet kualifikuese në UEFA Ligë të Kampionëve.

Skuadra e femrave të Hajvalisë ka mësuar grupin dhe rivalët e ardhshëm për ndeshjet që zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Hajvalia, e cila shkroi historinë vitin e kaluar duke u bërë skuadra e parë përfaqësuese e Federatës së Futbollit të Kosovës që arriti të jetë pjesë e shortit për rundin e kualifikimeve të edicionit 2016/17, është e vendosur në Grupin 8 me Sportingun e Portugalisë, MTK Hungaria e Hungarisë dhe BIIK-Kazygurt të Kazakistanit.

Ndeshjet e këtij turneu do të zhvillohen nga 22 deri më 28 gusht./arbresh.info