Tech

Hakerët sulmojnë rrjetin Wi-Fi: Çdo pajisje në botë është goditur

Çdo rrjet modern Wi-Fi dhe çdo pajisje e lidhur në rrjet mund të jenë potencialisht të hakuara pas sulmit të madh, tërheqin vërejtjen ekspertët.

Sulmi crack hakon çdo rrjet Wi-Fi në botë dhe mund të vjedhë të dhënat, të cilat nga telefoni i keni dërguar në rrjet, transmeton KosovaPress.

“Ky lloj sulmi mund të përdoret për vjedhjen e informacioneve të ndjeshme, sikurse janë numrat e kredit kartelave, shifrat, porositë e çatit-email dhe të ngjashme, shkruan eksperti i sigurisë për internet Meti Vanhof.

Ai ka thënë se sulmi bazohet kundër të gjitha rrjeteve të mbrojtura Wi-Fi.

Më së shumti janë goditur telefonat Android, të cilat janë mjaft të lëndueshëm kur janë në pyetje sulmet e hakerëve, pasi që rrallë marrin përditësime.

Sulmi crack funksionon në atë mënyrë që keqpërdoret komunikimi i rrjetit Wi-Fi dhe pajisjeve, të cilat duhet të qasen në rrjet.

Ekspertët thonë se procesi keqpërdoret duke i dhënë viktimës shifrën, e cila përdoret dhe ashtu përcjellin të gjitha të dhënat, të cilat i shkëmben me rrjetin Wi-Fi.

Ndryshimi i shifrave Wi-Fi nuk do të bëjnë dallimin, pasi që sulmi i hakerëve nuk bazohet aspak në shifra.