Rajon & Botë

Haley: Paqeruajtësit e OKB-së duhet ta ndalojë abuzimin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Niki Haley tha të premten se abuzimi seksual i kryer nga paqeruajtësit e OKB-së në Sri Lankë, duhet të ndalet.

Ajo bëri këtë deklaratë pas raportimeve në media, në lidhje me abuzimet zinxhirore seksuale të fëmijëve, nga paqeruajtësit e OKB-së.

“Fëmijët janë transmetuar nga ushtari në ushtar. Një djalë është përdhunuar nga shumë paqeruajtës në vitin 2011 dhe e gjithë kjo është gjiruar me telefon mobil”, tha Haley.

Ndryshe, abuzimet dyshohet se kanë ndodhur ndaj të miturve të uritur në Sri Lankë, të cilëve ushtarët u kanë ofruar ushqime dhe ëmbëlsira, transmeton KosovaPerss.