Aktuale

Halil Matoshi thirrje votuesve: Mos i votoni të korruptuarit

Kandidati i AAK’së për deputet në listën e koalicionit me PDK’në, Halil Matoshi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës t’i votojnë njerëzit e pakorruptuar.

Ka shfrytëzuar ditën e fundit të vikendit, për të treguar se kujdeset për lule e pula dhe bën thirrje edhe për votuesit.

“E çka i duhet njeriut ma shume se oborri me pula e me lula??? Votoni te pakorruptuemit!”, ka shkruar Matoshi.

Ish-gazetari dhe analisti vendosi t’i bashkohej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në prag të zgjedhjeve nacionale.

Kur Haradinaj u nominua për Kryeministër nga PDK’ja, Matoshi tha se është i gëzuar se është afër fituesit.

Matoshi kishte provuar edhe një herë në politikë por s’kishte arritur të merrte vota, me partinë e Veton Surroit, ORA’n.

Zgjedhjet nacionale mbahen më 11 qershor dhe janë të parat votime ku qytetarët do të ketë tri blloq; PDK’në me AAK’në e NISMA’s, LDK me AKR’në e Aletrantivën dhe Vetëvendosjen.

Për Shef të Qeverisë kandidojnë: Ramush Haradinaj, Avudullah Hoti e Albin Kurti.

the authorE B