Rajon & Botë

Hallakamë në Berlin: Protestuesit përlahen me Policinë

Më shumë se 120 policë janë lënduar ndërsa 86 demonstrues janë arrestuar pas protestave të së majtëve në Berlin të cilat policia i ka quajtur “më agresive në pesë vitet e fundit”.

Demonstruesit kanë gjuajtur gurë, shishe dhe petardë, duke shkatërruar veturat dhe sulmuar policët, ka bërë të ditur Policia, transmeton Asociated Press.

Deri  më tani nuk dihet se sa janë serioze lëndimet e policëve si dhe nëse ka demonstrues të lënduar.

Në tubimin e së majtës që ka filluar mbrëmë dhe ka zgjatur deri në orët e mëngjesit kanë marrë pjesë rreth 3500 demonstrues.

Aktivistët e së majtës kanë ftuar protesta kundër intervenimit të Policisë muajin e kaluar ndaj banorëve të paligjshëm të ndërtesave në pjesën lindore të Berlinit.