Shëndetësi

Hani për kafjall drithëra, sepse mendoni që janë të shëndetshme, por në të vërtetë…

Shumica e njerëzve hanë për kafjall drithëra me qumësht apo jogurt, mirëpo diçka e këtillë është më e pashëndetshme që mund t’ia bëni organizmit tuaj. Madje rrezikoni që të sëmureni.

Nurticionistët janë të brengosur, sepse shumica e prodhuesve në kuti paketimi nuk i shkruajnë të gjithë përbërësit të cilët i posedojnë përzierjet e drithërave.

Në të vërtetë, tipa të ndryshëm të mueslit kanë shtojcasheqeri, janë përplot karbohidrate, madje përmbajnë edhe yndyra.

Zob002-620x350

Në çdo paketim drithërash mund të lexoni se si ato janë racion i shëndetshëm.

Drithërat e pjekura dy herë janë më të rrezikshme, sepse përmbajnë yndyra, madje jo ato të cilat dikur thuhej që janë të parrezikshme për organizmin.

Megjithatë, është dëshmuar që yndyrat e ngopura janë njësoj të pashëndetshme si edhe sheqeri.

Ekspertët e mjekësisë tërheqin vërejtjen që me këtë parim të ushqimit shtoni rrezikun nga sëmundjet e zemrës si edhe të diabetit të tipit 2.

Zob008

Ekspertët nga Universiteti Kornel në SHBA deri tani i kanë studiuar 200 familje nga Nju-Jorku dhe kanë konstatuar që ato mbajnë në kuzhinë kuti me drithëra mesatarisht 9kg më shumë se ato të cilat nuk e përdorin këtë lloj ushqimi.

Drithërat në të vërtetë është më mirë të hahen në sasi të vogla, madje në mes të racioneve, përkatësisht si në mes të racioneve. /Telegrafi/