Aktuale

Hapet konkurs për pranimin e policëve të rinj, këto janë kushtet që kërkohen

Policia e Kosovës sot ka shpallur konkursin për pranimin e zyrtarëve policorë.

Sipas PK-së, kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë duhet t’i përmbushin këto kritere:

– Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

– Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

– Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

– Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

– Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

– Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);

– Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

B. Testet:

– Testi me shkrim;
– Testi i aftësive fizike;
– Intervista;
– Testi psikologjik;
– Kontrollimi mjekësor;
– Verifikimi i të kaluarës.
– Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
– Formulari i aplikimit;

Deklarata (lidhur me hetimet e së kaluarës), këtë Deklaratë (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit, pas plotësimit dhe nënshkrimit nga aplikanti i bashkëngjitet aplikacionit;

c) Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë ose certifikata, ndërsa për kandidatët që
kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës ose e certifikatës e nostrifikuar;

d) Dëshmi për kualifikime tjera;

e) Certifikatën e lindjes, ose ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile;

f) Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;

g) Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës –valide;

h) Një fotografi të formatit (5 x 5);

i) Dokumentet nga pika e) dhe f) duhet të jenë të vlefshme dhe të nxirren pas datës së
shpalljes së konkursit.

D. Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë

Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat;

Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave;

Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike;

Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre;

Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre;

Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion;

Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror;

Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe

Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë.

Sipas njoftimit të PK-së, formularët për aplikim mund të merren në zyrat e personelit të drejtorive rajonale, në stacionet
policore, ose të tërhiqen nga ueb faqja e PK-së: www.kosovopolice.com. Aplikacionet dorëzohen personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë e jugut, Pejë,

Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë e veriut dhe Gjakovë, çdo ditë pune prej orës 09:00-15:00.

Konkursi do të jetë i hapur nga data sot e deri me datën 10/05/2018.

Duke klikuar këtu mund të mësoni më tepër rreth mundësisë së punësimit në Policinë e Kosovës.