Hapet panairi i punës, ofrohen afër 3000 mijë vende të lira

Për herë të dytë është hapur sot Panairi i Punës i cili si qëllim kryesor ka rritjen e numrit të të punësuarve dhe vënien në kontakt të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se diku rreth 3000 vende të punës flasin vet dhe ky aktivitet është një mundësi e mirë për t’i treguar publikut dhe vetës se në Kosovë ka vende pune.

“Ne e kemi organizuar edhe vitin e kaluar por përmasat këtë vit janë shumë më të mëdha, kjo tregon që ka një aktivitet të shtuar ekonomik”, tha ai.

Kryetari i bordit të Odës Ekonomike, Fadil Hoxha tha se në Kosovë duhet të ketë vetëm zhvillim.

Përfaqësuesi i unionit të bizneseve, Nazmi Vica potencoi se unioni i bizneseve prezantohet me 27 kompani të cilat janë anëtare të bizneseve shqiptaro-gjermane.

“Një numër prej 5000 punëtorësh janë të punësuar në firma shqiptare përmes këtij unioni. Ky union ka parë me shqetësim gjendjen në Kosovë dhe ka vendos që sado pak të ndikoj në zbutjen e situatës”, ka thënë ai.

Ky panair është mbështetur nga GIZ-i, i cili ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë aktivitet për praktikantët./