Aktuale

Haradinaj deputetëve të opozitës: Ndaluni diku, unë s’dal të lëvdohem

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon të raportoj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kërkuan interpelancë për rritjen e rrogave.
Haradinaj ka theksuar se ai po mundohet që të punoj në të mirë të vendit.

“Ndaluni dikun, ideja për me mbrojt shtetin po del hipokrite. OK, të gjitha po i trajtojmë sot. Unë nuk kam bërë PR gjatë punës sime, kurrë s’kam dal me u lavdu as spjegu një vendim temin e të qeverisë por po mundohem të punoj”, ka thënë Haradinaj.

“Edhe pak dojmë me i kursy edhe letrat mos me i ble. Shteti ka obligime e shpenzime, jep pare edhe në të zezën për projekte e tema të caktuara si në planin e brendshëm e ndërkombëtar. Nuk mundesh me e kthy shtetin në kursim social por s’di kur po doni me u ndal”, ka shtuar Haradinaj.

the authorE B