Aktuale

Haradinaj dhe Veseli nisin ditën me novatorët e Kosovës (Foto)

“Dita e mirë shihet me mëngjes!”, nis përshkrimin e një takimi kafeje të kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me kreun e PDK-së Kadri Veseli, me një ekip të rinjsh të Qendrës Inovative – ICK.

“Sot e filluam bashkë me z. Veselin, një mengjes pune së bashku me ekipin e të rinjve kreativ dhe inovativ nga ICK”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Rinia e Kosovës është rini e kohës së inovacionit, teknologjisë informative dhe e aplikacioneve”, thotë kreu i AAK-së, përcjell Gazeta Express.

“E pëlqej ta quaj “Tech-Dardanians”, një zonë e veçantë inovative e biznesore që siguron infrastrukturën e nevojshme për kompanitë tona të fushës inovative, teknologjike dhe programuese – të gjitha në një vend”, shkruan i nominuari për kryeministër i koalicionit parazgjedhorë PDK-AAK-Nisma.

E krejt në fund të shkrimit të Haradinajt në Facebook, ai ka vendosur edhe sloganet elektorale të partisë së tij, AAK, dhe të PDK-së së Kadri Veselit.

“#KaArdhëKoha për #FillimineRi”, shkruan Haradinaj. /GazetaExpress/.