Aktuale

Haradinaj e vazhdon traditën – kafe dhe ëmbëlsira me policët për Kurban Bajram

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, mëngjesin e Kurban Bajramit e nisi duke shërbyer kafe dhe ëmbëlsira për policët e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur vetë ai përmes një shkrimi në Facebook, ku shfaqi edhe disa fotografi të mëngjesit të kësaj dite feste.

“Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira” ka shkruar Haradinaj.