Aktuale

Haradinaj flet për Asociacionin

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në një intervistë për DW ka thënë se nuk do të zbatohet marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në frymën kushtetuese.

Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja e Brukselit për themelimin e asociacionit nuk mund të zbatohet, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në frymën kushtetuese të Kosovës.

“Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ne duhet të jemi të disiplinuar dhe ta zbatojmë Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta jonë ka paraparë mundësinë e organizimit të asociacioneve që mund të jenë organe vetëm koordinuese, por jo vendimmarrëse dhe s‘ka veprimtari ekzekutive”, ka thënë Haradinaj, transmeton Express.

I pyetur se sa ekziston mundësia që asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë në pazar me mbështetjen e serbëve për krijimin e ushtrisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk bën pazar për temat e veta të brendshme.

“Logjika e deritanishme ka perënduar, në Kosovë do të fillojë një logjikë e re qeverisëse dhe ne nuk do të jemi peng të askujt”, ka thënë Haradinaj.

the authorE B