Aktuale

Haradinaj: Forcës së zjarrfikësve do t’i barten disa funksione të FSK-së

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur edhe për definimin e statusit të zjarrfikësve dhe ligjit për ta.
“Kam dashur që zjarrfikësit t’i kthejmë në forcë nacionale dhe të jenë pjesë e Ministrisë së Brendshme. Forcës së zjarrfikësve t’i barten disa funksione”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se me transformimin e FSK-në, ajo do të ketë prioritete të tjera,

“Është shumë me rëndësi ta marrim çështjen e tyre. Zjarrfikësit janë njëra prej komponentëve më të rëndësishme në gjithë botën”.

Pas tij edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se me buxhetin e vitit 2019, për zjarrfikësit do të ketë miliona euro të ndara.

“Kemi reflektuar për buxhetin e zjarrfikëse të cilët me buxhetin e ri do të kenë miliona më tepër. Buxhet shtesë miliona euro për pajisje dhe mjetet e zjarrfikësve. Do të korrektohet një çështje që ka qenë e lënë pas dore për vite të tëra. Në vitin 2019 zjarrfikësit do ta kenë statusin e merituar”.

the authorBurbuqe Metolli