Aktuale

Haradinaj: Gjendja e tregut energjetik në Veri e patolerueshme

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do e tolerojë edhe më tutje gjendjën e tregut energjetik që po ndodhë në Veri të Kosovës.

Haradinaj tha se Kosova duhet të vendos të drejtën e saj në tregun energjik në gjithë vendin, njofton Klan Kosova.

Ky deklarim i tij erdhi gjatë fjalimit të tij në seancëne sotme të interpelancës të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për KOSTT-in.

”Jemi në momentin final, marrëveshja për energji nuk është implementuar nga pala serbe. Është e qartë se ata fitojnë 30 milionë të pastra nga kjo çështje”.

”Nuk mund ta tolerojë në pakufi këtë gjendje dhe pagesën nga buxheti publik”.

”Shumë veprime që kemi marr në këtë drejtim, ende nuk i kam paraqitur para jush por iu jam drejtuar personave vendimmarrës në këtë temë”.

”Ky debat është mjaft i dobishëm, sepse e konfirmon atë se të gjithë e dimë në këtë vend se s’mundet pa kufij kjo gjendje në Veri të vazhdojë”.

”Veprimi i Qeverisë së Kosovës nuk është për t’i përkrahur këta sekserët e profiterët është vendim i marr në kohë krize. Nuk karakterizohet në ato tjerat. Kemi pranuar ta marrim përgjegjësinë në kohë të caktuar”.

”Ju siguroj që në këtë temë, secili nga ne e kemi një interes me shtrirje të sovranitetit tonë në Veri në tregun energjetik”.

”Kosova duhet të vendos të drejtën e saj në tregun energjik në gjithë vendin përfshirë edhe në Veri sepse nuk vazhdohet kjo gjendje pakufi”.