Aktuale

Haradinaj i reagon ashpër Isa Mustafës

Shefi i LDK-së Isa Mustafa ditë më parë ka thënë se ky vit po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore, me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjt siç i quan ia.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ai tha se i vjen keq të debatoj me ish kryeministrin Isa Mustafa ku sipas tij në kohën e qeverisjes së tij janë rritur kazinot dhe bixhozi.

“ Më vjen keq të debatoj me të, sepse kryeministri Mustafa ka qenë tri vjet në detyrë dhe në kohën e tij janë rritur kazionot dhe bixhozi. S’ka logjik për një treg i cili është kaotik ku qeveria dëshiron me vendos rregull, ti thuhet se do të bëjë shpëlarje parash”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

“Ka dyshime të bazuara që në këtë treg të tillë ka pastrim parash, ka para që mbërrijnë në krim dhe terrorizëm, prandaj duhet ta bëjmë një bazë ligjore sepse kështu nuk bën, nëse ka”, ka shtuar tutje ai.

Ai këto komente i ka bërë në konferencën e fundit për këtë vit

Ndryshe qeveria ka hartuar dhe miratuar një Koncept-dokument për lojërat e fatit kështu duke iu vënë barriera këtyre bizneseve./FaktePlus