Aktuale

Haradinaj konfirmon kalimin e Resul Sinanit në AAK

Radhëve të AAK-së sot i është shtuar edhe një figurë publike e vendit.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka postuar në profilin e tij në facebook duke treguar se, Resul Sinanin që nga sot iu është shtuar radhëve të Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet. RH/FaktePlus