Aktuale

Haradinaj: Kongresi i Manastirit, shtyllë historike për identitetin shqiptar

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se 111 vite më parë në Manastir kishin filluar punimet për të krijuar alfabetin e gjuhës shqipe, shkruan GazetaBlic.Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky kongres mblodhi gjithë patriotët e intelektualët të trojeve shqiptare në gjithë botën për të krijuar alfabetin më të mirë.Haradinaj tha se kongresi i Manastirit ishte shtyllë historike për identitetin shqiptar që bashkoi të gjithë për një qëllim të madh kombëtar.

Postimi i plotë:

111 vjet më parë në Manastir filluan punimet drejt krijimit të një alfabeti të njehsuar të gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit, mblodhi patriotë e intelektualë anembanë trojeve shqiptare për t’i bërë bashkë rreth një kauze historike. Ky kongres do të ishte shtylla e një fillimi shumë të rëndësishëm në identitetin shqiptar që bashkoi të gjithë, pa dallim, për një qëllim të madh kombëtar.RH