Aktuale

Haradinaj: Kosovës do t’i shtohet edhe një bashkësi fetare

Kryeministri Ramush Haradinaj ka prezantuar para deputetëve Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë.

Haradinaj ka paraqitur edhe disa nga ndryshimet që janë paraparë me këtë ligj.

“Këto bashkësi janë BIK, Kisha Ortodokse serbe, kisha katolike, kisha protestane dhe bashkësia protestante. Në Projektligj është shtuar edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës. Është e rëndësishme të potencohet se projektligji është hartuar në pajtim me konventat ndërkombëtare. Me rastin e themelimit, të paraqiten anëtarë që janë shtetas të Republikës së Kosovës. Edhe neni për fondet, financimet të fshihet në tërës”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/