Aktuale

Haradinaj merr letër falënderuese

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë një letër falënderuese nga Robert Singer, për pritjen nga institucionet e Kosovës të delegacionit të Kongresit Botëror të Hebrenjve gjatë javës së kaluar.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se falënderimi për këtë komunitet është dëshmi e parimeve tradicionale të shqiptarëve.

“I nderuar me letrën falënderuese nga Robert Singer për pritjen institucionale që i bëmë delegacionit të Kongresit Botëror të Hebrenjve javën e kaluar. Falënderimi i këtij komuniteti për kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e vlerave njerëzore gjatë kohës së Holokaustit është dëshmi e parimeve tona tradicionale”, ka thënë Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli