Haradinaj në ndihmë prodhuesve vendor, u bën zyrë në Kryeministri

Kryeministri i vendit , Ramush Haradinaj, ka ofruar mbështetje të plotë prodhuesve të vendit.

Duke folur në konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi”, organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Haradinaj tha se produesit janë vija e parë e frontit dhe për këtë ka përmendur disa nga vendimet që janë marrë për lirime në lëndët e para e që do të kenë ndikim direkt tek prodhuesit vendor.

Pas deklaratës ai bashkë me prodhuesit dhe përfaqësuesit e klubit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me anë të së cilës kanë rënë dakord për hapjen e zyrës së prodhuesve në Qeveri.

“Ju keni kërkuar një zyrë në Kryeministri, zyrën e prodhuesve që edhe kjo pjesë e vizionit të juaj, për të cilën ne e kemi bërë gatoi një memorandum, i cili është negociuar me ju . Pra Qeveria e vendit , ju ka alokuar ose i ka akredituar si pjesë të Kryeministrisë një ekip të ekspertësh të prodhuesve. Ata funksionojnë në kuadër të Kryeministrisë, tani janë pa kosto financiare për publikun. Prodhuesit kanë qenë aq të sinqertë edhe të respektueshëm për publikun sa që asnjë kosto nuk e ngarkon buxhetin. Jo vetëm kaq, këta e ndihmojnë publikun edhe buxhetin për faktin se ajo Zyrë do të nxjerrë propozime do të prodhon veprime që lidhet me përmirësimin e pozitës së prodhuesve“, tha Haradinaj.

Kryeministri po ashtu ka përmendur disa veprime që janë marrë e që shkojnë direkt për prodhuesit e që janë gjysmë produktet, makineria , përfshirë edhe lëndën e parë që është energji në prodhim.

Arstrit Panxha , nga Klubi i Prodhuesve Vendor, ka falënderuar kryeministrin për vendimin e fundit që ka marrë për faljen e borxheve për kompanitë shfrytëzuese të ujit. Panxha ka thënë se me këtë vendim janë evituar mbyllja e 60 fabrikave dhe ruajtja e 7 mijë vendeve të punës.

“ Kërkesa e parë ka qenë të ndryshohet , Udhëzimi Administrativ për shfrytëzimin e ujërave . Sepse ka qenë një barrë e padrejtë ndaj prodhuesve të Kosovës . Kryeministri është zotuar se do ta rregullojë këtë dhe ndryshon këtë udhëzim dhe me ketë vendim është evituar mbyllja e 60 fabrikave të Kosovës dhe humbja e më shumë se 7 mijë vendeve të punës”, tha Panxha.

Ai po ashtu ka numëruar një varg barrierash që kanë prodhuesit , duke filluar nga mungesa e energjisë, infrastrukturë dhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit.

“Çështja e prodhimit , duhet të jemi realist se në çfarë gjendje prodhimi në Kosovë përballet me shumë sfida . Duke përfshirë mungesa e energjisë elektrike, infrastrukturë e dobët. Në raportin që do të prezantohet nga Instituti Riinvest tregon që kemi edhe probleme me qasjen të treg të brendshëm të Kosovës…Përveç promovimit të eksportit duhet të fokusohet edhe në zëvendësimin e importit. Klubi beson dhe prodhuesit e dinë që ne kemi kapacitetet të mjaftueshme si resurse të mjaftueshme për të bërë zëvendësimin e importit sidomos në sektorin e industrisë së ushqimit, tekstilit dhe përpunimit të drurit”, tha Panxha.

Diellza Gashi, nga Instituti Riinvest, ka prezantuar studimin hulumtues për marrëdhëniet ndërmarrjet prodhuesve dhe shitësve me pakicë. Ajo ka dhanë disa rekomandime të dala nga hulumtimi.

“Duke u bazuar në problemet që shumica e zinxhirëve të shitjes kanë thënë që kanë problem të informatave , kanë problem me paketim planifikim atëherë një rekomandim është që bizneset të marrin shërbime të konsulente qoftë nga kompanitë konsulentë qoftë nga shoqatat ku janë anëtare se si të bëjnë paketimi. Shpërndarja e produkteve të bëhet përmes distributorëve të autorizuar jo përmes prodhuesve vetë. Rekomandimet finale kanë të bëjnë me ligjet . Ne e dimë që ligji mbi tregtinë e brendshme është duke u rishkruar gjatë

Sipas saj në Ligjin për Tregtinë e Brendshme po ashtu duhet të prezantohen nën specifikat për rregullimin për etiketimin e mallrave me origjinë se nga vjen malli./kp