Aktuale

Haradinaj nuk i ka numrat për demarkacion, shtyhet seanca

Seanca e Kuvendit për demarkacionin nuk do të mbahet të martën. Ani pse ishte paralajmëruar se do të mbahet këtë ditë, Infokusi nga burime të sigurta brenda Kuvendit të Kosovës merr vesh se është shtyrë për afat të pacaktuar.

E gjithë kjo pasi që Haradinaj ende nuk i ka siguruar numrat për ta votuar marrëveshjen për demarkacionin. Duket se ajo që po e pengon kalimin e aneks-marrëveshjes në Kuvend, është Lista Serbe, e cila ende nuk është bindur për ta votuar këtë marrëveshje, shkruan Infokusi.com.

Ndryshe, ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishikim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.

Haradinaj nuk u shpreh i sigurt që i kanë votat për miratim të kësaj marrëveshje, e cila pritet që të shkojë para deputetëve së bashku me aneksin e dakorduar në mes të presidentit dhe Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.