Aktuale

Haradinaj: Pas debatit në Kuvend Qeveria të marrë vendim që të kemi ushtri

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj në seancën e Kuvendit ka folur për themelimin e Forcave të Armatosura në ushtri.

Haradinaj ka thënë se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk duhet të paraqes rrezik për askënd. Trupat e ushtrisë së Kosovës sipas Haradinajt do të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Foracat e Armatosura të Kosovës në asnjë rrethanë nuk duhet të konsiderohen rrezik për askënd. Trupat tona do të jenë në shërbim të popullit të Kosovës. FSK është tash e e sa vite duke i pritur ndryshimet kushtetuese dhe këto duhet të bëhen pikërisht në parlament. Për tu bërë këto ndryshime kërkohet votim i shumicës, këtë rast i komunitetit serb. Deputetët e Listës serbe na janë paraqitur problem. Por a duhet që të presim në përjetësi listën serbe”, ka thënë Haradinaj.

“Në fund të këtij diskutimi, Qeveria të marrë vendim që Kosova të ketë ushtri.”, ka përfunduar ai.