Aktuale

Haradinaj përkujton të rënët e para 21 vjetësh

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka përkujtuar martirët e rënë në fshatin Rakovinë, para 21 vjetësh.

Në këtë fshat ishin vrarë edhe dy fëmijë 12 dhe 11 vjeç.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Armiku ishte i pamëshirshëm e nuk kurseu as gra e fëmijë. Me 24 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht Shaban Kelmendi nga Rakovina, me fëmijët Besimin (12 vjeç) e Haxhiun (11 vjeç) dhe Hysen Kurti nga Cermjani me gruan e tij, Sanijen. Fati i këtyre familjeve shqiptare i goditi edhe shumë të tjera. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë. Lavdi! /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN