Aktuale

Haradinaj pret gjeneralin Orr, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë ish komandantin e Gardës së Iowa-s, gjeneralin Timothy Orr, për kontributin e tij në avancimin e partneritetit të Kosovës me shtetin e Iowa-s.

“Diskutim i hapur dhe miqësor në takimin me ish-Gjeneralin e Gardës Ndërkombëtare të Iowa-s, Timothy Orr. Lidhjet tona me shtetin e Iowa-s janë speciale dhe si të tilla i çmojmë e i respektojmë shumë, duke punuar në vazhdimësi në avancimin e këtij partneriteti, për të cilin Gjenerali Orr vazhdon të jap kontribut të çmuar”, tha Haradinaj, shkruan FaktePluls.

Kreu i ekzekutivit ka falënderuar për angazhimin shumëvjeçar në fushën e sigurisë në Kosovë dhe ngritjen e profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“E falënderova për shërbimin e tij shumëvjeçar në fushën e sigurisë në Kosovë, në profesionalizimin e FSK-së dhe për angazhimin e mëtutjeshëm, në shumë projekte të përbashkëta. Timothy Orr mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendi tonë. Vizioni i miqve tanë për të ardhmen e përbashkët në paqe, është edhe vizioni ynë!”, u shpreh Haradinaj. /FaktePlus