Aktuale

Haradinaj publikon letrën dërguar Stoltenberg-ut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar letrën dërguar Sekretarit të Përgjithsëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, ku edhe e postoi letrën, Haradinaj tha se në 20-vjetorin e intervenimit të NATO-s, para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.

the authorBurbuqe Metolli